Femrat, sidomos në vendet e zhvilluara, shpenzojnë shumë kohë, para dhe përpjekje për të sfiduar procesin e plakjes. Kjo është arsyeja pse reklama për kremra dhe produkte të bukurisë kanë mbushur ekranet tona.
Sidoqoftë, përkundër përpjekjeve për t’u dukur dhe ndier më të rinj, shumë njerëz mund të përshpejtojnë plakjen e qelizave të tyre … thjesht duke qëndruar ulur për një kohë të gjatë.
Një kërkim nga studiuesit në Universitetin e Kalifornisë, San Diego botuar në “American Journal of Epidemiology” konfirmoi se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë përshpejton plakjen e qelizave.
Ky studim zbuloi se qëndrimi ulur, shkurtonte në mënyrë të konsiderueshme telomerët e grave të moshuara. Kjo i bëri qelizat e tyre biologjikisht tetë vjet më të vjetra se qelizat e grave të moshuara që merreshin me aktivitet fizik.
Studiuesit zbuluan se femrat që ushtroheshin të paktën 30 minuta në ditë nuk kishin gjatësi më të shkurtër të telomereve.
Diskutimet rreth përfitimeve të stërvitjes duhet të fillojnë kur ne jemi të rinj. Aktiviteti fizik duhet të vazhdojë të jetë pjesë e jetës sonë të përditshme teksa rritemi, edhe në moshën 80-vjeçare.
Është e qartë që, nëse doni të qëndroni sa më të rinj që të jetë e mundur, për aq kohë sa të jetë e mundur, është shumë e rëndësishme të lëvizni trupin tuaj.
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Gjykata në Hagë ia hedh poshtë sërish kërkesën Mlladiqit për...
Specialja: 7 të akuzuar kanë pranuar ndihmë financiare nga n...
“Ëndërroj Zvicrën dhe Bayernin” – portieri...