Shumë njerëz po përdorin uiskin për kujdesin e lëkurës.
Duke e përzier atë me përbërës të tjerë, mund të krijoni vetë maska që ju ndihmojnë të keni një fytyrë rrezatuese, të pastër, të qetë dhe rinore.
E rëndësishme është që gjithmonë uiski të hollohet me përbërës të tjerë përpara se të aplikohet në fytyrë. Më poshtë do të gjeni disa kombinime shumë të thjeshta për t’u përgatitur:
Uiski me kos – Një lugë çaji uiski përziejeni me një lugë kos dhe me pak lëng limoni. Lëreni për 20 minuta fytyrën tuaj me këtë maskë dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Do të shihni që lëkurën do e keni më rrezatuese pas këtij trajtimi.
Uiski me ujë – Përzieni dy lugë çaji uiski me gjysmë gote ujë. Në këtë përzierje lyeni pambuk të pastër dhe pastroni fytyrën. Pastrojeni për 5 minuta e më pas shpëlajeni fytyrën me ujë.
Uiski me kastravec – Copëtoni një kastravec dhe masës së krijuar hidhini një lugë gjelle uiski. Përzieni mirë e më pas aplikojeni në fytyrë. Lëreni që të veprojë për 15 minuta e më pas shpëlajeni fytyrën me ujë.
Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime...
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...