Të gjithë jemi të fokusuar tek produktet kozmetike si dhe tek rutina e pastërtisë tonë.
Një pjesë të rëndësishme tek pastërtia vetjake përbëjnë edhe deodorantët kundër djersitjes.
Në mëngjes ju aplikoni deodorantin kundër djerësitjes, visheni e dilni!
Por pas disa orësh, filloni të ndjeni se aroma e pakëndshme e djersës fillon të mposhtë atë të freskisë. Në moment keni menduar se faji është i produktit që keni përdorur duke dyshuar për cilësinë e tij.
Por, sipas dermatologëve kjo ndodh sepse trupi juaj mund të bëhet imun ndaj deodorantëve. Dr. Rebeça Baxt, dermatologe dhe eksperte mjekësore në Zwivel.com, thotë se përdorimi i një deodoranti, synon ‘mposhtjen’ e baktereve përgjegjëse për aromën e pakëndshme të djersës dhe kur ju përdorni për shumë gjatë një lloj deodoranti, është e mundur që bakteret të zhvillojnë rezistencë ndaj kimikateve që përdoren për t’i eleminuar ato.
Në këtë momenti ajo i humbet vetitë e saj.
Dermatologët rekomandojnë që dodoranti duhet të ndërrohet çdo gjashtë muaj.
Nëse dyshoni se deodoranti juaj nuk po funksionon më, atëherë ndërrojeni sa më parë atë.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...