Një përdhunues serial në Skoci është dënuar nga Gjykata me 14 vjet burg për përdhunim dhe abuzim me katër gra. John Dickson ka përdhunuar një grua 1 mijë herë për 5 vjet me radhë.
Ai akuzohet dhe për përdhunimin e një gruaje tjetër, të cilën e ka torturuar me një gjarpër Boa 9 metra të gjatë.
John është shpallur fajtor gjithashtu se ka abuzuar me dy gra të tjera, njëra prej të cilave ishte dhunuar sistematikisht.
Viktimën e dytë, autori e përdhunoi vazhdimisht dhe përdori një gjarpër për ta torturuar. Kurse gruaja e katërt e abuzuar, ishte frikësuar aq shumë saqë u gjet e fshehur në dollap duke mbajtur një thikë në dorë për vetëmbrojtje. Nisur nga kjo ngjarje e rëndë, policia skoceze ka deklaruar se nuk do të tolerojë aspak dhunën në familje.
“Kjo ngjarje duhet të shërbejë si paralajmërim për këdo që mendon se mund t’i shpëtojë dhunës në familje. Policia skoceze nuk do ta tolerojë. Ne gjithmonë do të hetojmë dhe do të ndjekim me metoda proaktive të gjitha rastet e dhunës në familje për të nxjerrë përpara drejtësisë të gjithë abuzuesit”, deklarojnë autoritetet skoceze.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës