
Bored office worker at desk staring at computer screen with hand on chin.
Një studim i ri tregon se njerëzit inteligjentë kanë tendencën të jenë dembelë.
Të dhënat, që vijnë nga një studim amerikan, mbështesin kështu idenë që personat me nivel të lartë inteligjence mërziten më shpejt dhe shpenzojnë më shumë kohë të zhytur në mendime.
Ndërsa njerëzit aktivë e stimulojnë mendjen e tyre me aktivitete të jashtme, duke mos i dhënë vetes shumë mundësi për të menduar.
Shkencëtarët në Universitetin e Floridas i dhanë një grupi studentësh një test, ku iu kërkua që të vlerësonin pohime si: “Më pëlqen shumë që të merrem me një punë që kërkon zgjidhje të problemit” dhe “Mendoj aq shumë sa më duhet”.
Shkencëtarët më pas i ndanë në dy grupe studentët, shkruan tvklan. Gjatë ditëve në vijim, të dyja grupet mbajtën një pajisje në kyçin e dorës që llogariste lëvizjen e tyre dhe aktivitetin fizik.
Të dhënat treguan se personat që mendonin më shumë ishin shumë më pak aktivë sesa pjesa tjetër.
Megjithatë, sipas ekspertëve, personat që janë më pak aktivë, pavarësisht sa inteligjentë janë, kanë tendencën të kenë një jetë sedentare dhe më pak të shëndetshme.
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...
Një i lënduar nga vetaksidenti në aksin rrugor Gjilan-Kameni...
Arrestohet në Prizren i dyshuari për falsifikim dokumentesh ...