Dadoja e Prince Uilliam dhe Harry: Pse u zhduk ajo në mënyrë aq misterioze?

14:35 | 9 Tetor 2020

Një mister i madh ka filluar të shpaloset ditëve të fundit në mediat britanike, rreth gruas me emrin Barbara Barnes, e cila ishte dado e Prince Uilliam dhe Harry gjatë viteve të tetëdhjeta.

Në 1982, pasi lindi djalin e saj Uilliam, Princesha Diana punësoi 42-vjeçaren Barbara Barnes si dado të djalit, me rekomandin të baroneshës Anne Glenconer, pasi ishte pikërisht Barbara që kishte rritur pesë fëmijët e saj, transmeton portal arbresh.info

Dadoja e re u kujdes për Uilliams ditë e natë, dhe më pas ajo zbuloi se po kujdesej edhe për nënën e tij, e cila ishte 21 vjeç në atë kohë, shkruan “Daily Mail”.

Princesha Diana vuante nga bulimia, ishte e prirur për vetëlëndim, prandaj ishte Barbara ajo që fashoi plagët e saj dhe u bë ‘qeni roje’ i Princeshës britanike.

Sipas një burimi, Barbara ruante dhomën e Dianës sikurse të ishte Vatikani, dhe më pas kujdesej edhe për dhomën e djalit të saj.

Pasi Princi Harry më i ri lindi në 1984, Barbara mori një rol të dyfishtë dhe u bë edhe dadoja e tij.

Mëqense martesa e Princeshës Diana dhe Princit të Uellsit ishte rrezikuar seriozisht, Harry ishte lidhur shumë me nënën e tij.

Dadoja shkonte herët në mëngjes në dhomën e djemve, derisa prindërit e tyre zgjoheshin. Ajo shpesh shoqëronte familjen mbretërore në udhëtimet e tyre. Për shkak të kujdesit që u dha princërve, asaj iu dha titulli i “nënës zëvendësuese” të tyre.

Në kohën kur gjithçka dukej se po shkonte shumë mirë, Princesha Diana vuri re që Barbara ishte shumë e lidhur me djemtë e saj, prandaj ajo kërkoi që ato të distancoheshin.

Në kohën kur Barbara Barnes shkoi për pushime në Karaibe, ajo morri pjesë në festën e ditëlindjes së ish punëdhënësit të Lord Glenconer, kështu që bëri foto me shumë të famshëm.

Në atë moment, Princesha Diana nuk dihet nëse ndjente xhelozi, apo thjesht nuk e donte Barbarën afër.

Princesha Diana vendosi që ta largonte atë. Thuhet se Diana e urdhëroi Barbarën që të largohej pa gjurmë dhe zhurmë, dhe gjithashtu urdhëroi që sendet e saj të paketoheshin dhe hidheshin sikur të mos kishte qenë kurrë atje.

Barbara as nuk u lejua të thoshte lamtumirë Uilliam dhe Harry. Ajo e kishte të ndaluar t’u drejtohej atyre përsëri dhe t’u dërgonte kartolina./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara