Të gjithëve mund të na ndodhë të dalim nga shtëpia me nxitim dhe të harrojmë atë që s’duhet kurrsesi ta harrojmë. Hedhjen e antidjersës! Do të rrish gjithë ditën jashtë, pas pune ke një takim, temperaturat nuk janë në favorin tënd dhe kurrë si dihet kë takon gjatë rrugës. Pra, të duhet patjetër të ndihesh e pastër, e padjerësitur dhe e freskët. Si t’ja bëjmë?
Ju duhet vetëm një dezinfektues duarsh që prej mujash me siguri nuk mungon kurrë në çantën tuaj.
Çfarë të bëni me të?
E mira është të jetë një dezinfektues pa aromë, por sidoqoftë, edhe llojet e tjera do t’ju ndihmojnë. Aplikoni disa pika në sqetull dhe lëreni pak sekonda sa të thahet nga ajri.
Pse është zgjidhje funksionale?
Era e trupi shkaktohet nga bakteret dhe duke qenë se alkooli (një nga përbërësit kryesorë të dezinfektuesit) i vret bakteret, shanset që të ndjeni aroma të pakëndshme janë shumë pak.
Me pak fjalë, një tjetër arsye madhore për të mos e ndarë kurrë antibakterialin nga duart dhe çanta.
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut