Koronavirusi ka ndryshuar stilin e jetës në shumë mënyra, ndërsa po vazhdon të përhapë pasiguri te njerëzit.
Përderisa për plazhet janë marrë masat e duhura, turistët pyesin se sa e sigurtë është që të bësh not në pishinë në kohë të pandemisë, transmeton portal arbresh.info
Shumë pishina kanë vendosur që të qëndrojnë të mbyllura këtë verë, por disa edhe do të hapen.
Sipas ekspertëve nuk ka asnjë provë që dëshmon se koronavirusi mund të përhapet përmes ujit, megjithatë ata bëjnë thirrje që pastrimi i duhur me klor nuk duhet të mungojë.

Ekspertët theksojnë se pastrimi i duhur me klor mund të çaktivizojë virusin nëse është në ujë.
Të pyetur se pse pishinat qëndrojnë të mbyllura edhe pse nuk paraqesin rrezik, ekspertët thonë se kjo ndodh për shkak të sjelljes njerëzore.
Koronavirusi mund të mos përhapet me lehtësi përmes ujit të pishinës, por nëse dikush pështyn në ujë dhe tjetri e gëlltit, atëherë rritet rreziku i infeksionit.
Për më tepër, pishinat, veçanërisht ato publike, përmbajnë zona me trafik të lartë dhe sipërfaqe që preken shpesh, si kangjella në hapat për të dalë nga pishina ose ndonjë derë për të hyrë në ambientet. Parimi i distancës sociale është t’i mbash njerëzit mjaft larg, në mënyrë që dikush që nuk mund ta dijë se janë të infektuar nuk ia kalon virusin një personi tjetër ose një grupi njerëzish./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...