Ç’është tradhtia e vërtetë, si do të vepronit nëse partneri ju tradhton dhe a definojnë njësoj tradhtinë meshkujt dhe femrat – janë disa nga çështjet me të cilat është marrë një hulumtim amerikan.
Disa faqe të portaleve amerikane për njohje “online” kanë bërë një hulumtim me afro 3 mijë persona të pamartuar të moshës midis 18 dhe 60 vjeç.
Studimi ka zbuluar që 100% e të pyeturve të gjinisë femërore puthjen e partnerit me personin tjetër e konsiderojnë tradhti, ndërsa për të njëjtën gjë mendojnë 86 për qind e meshkujve.
Po kështu, 77% e femrave lidhjen emocionale me personin tjetër e konsiderojnë tradhti, ndërkaq te meshkujt kjo është 55%. Gjithashtu, rreth 80% e femrave dhe 56% e meshkujve këmbimin e porosive SMS apo flirtin “online” i konsiderojnë tradhti.
Me gjithë dallimet në definimin e tradhtisë, dy të tretat e të të pyeturve janë hamendur se a do të martoheshin me personin te i cili nuk do të kishin besim.
Vetëm 4% qind e tyre thonë që definitivisht do të fillonin jetën bashkëshortore me personin i cili i ka tradhtuar, transmeton telegrafi.
Shkencëtarët kanë shtuar që kanë shumë rëndësi komunikimi dhe sinqeriteti ndërmjet partnerëve, në mënyrë që të mos u ndodhë që ta tradhtojnë njëri-tjetrin.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...