
Illustrative of couple representing online dating
Mesazhet kanë disa rregulla të pashkruara, të cilat duhet t’i njohësh, sidomos kur i dërgon mesazhe partnerit. Disa gjëra që ti bën, ka shumë mundësi ta acarojnë dhe ta mërzisin shpejt, me rezultat mos të të kthejë përgjigje dhe ti të qëndrosh me orë të tëra sipër telefonit, duke pritur një fjalë të tij. Ja pra cilat janë zakonet e këqija, nga të cilat duhet të heqësh dorë.
I shkruan fjalët me gërma KAPITALE: Një mesazh në formë shoqërore, apo edhe më shumë, është më i përshtatshëm kur shkruhet me gërma të vogla. Sepse nëse ti përdor kapitale, e bën tjetrin të mendojë që dëshiron të tregosh karakterin tënd sundues. Nuk po themi që mos i përdorësh asnjëherë, por jo gjithmonë.
E korrigjon nga pikëpamja gramatikore: Ndoshta ai shkruan me shpejtësi, ndoshta nuk është perfekt në drejtshkrim etj. Në çdo rast, nëse shikon gabime drejtshkrimore, kaloi dhe mos ia përmend.
Emoji, emoji, emoji: Të gjithë janë të entusiazmuar me emoji-t, por nuk është nevoja të mbushësh çdo mesazh me zemra, figura etj. Meshkujt janë pak më të thjeshtë gjatë shkrimit të mesazheve dhe me këtë duhet të mësohesh.
Flet me veten: Ky fenomen përsëritet shpesh gjatë kohës që jeni të zënë ose të mërzitur me njëri-tjetrin. Ti i dërgon një mesazh-monolog, por të jesh e sigurt që ai lexon që nga rreshti i pestë e poshtë. Sa më shumë t’i shkruash, aq më pak lexon…e shumë më pak kupton.
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...