Një çift nga Rusia do të përballen me gjyq pasi janë akuzuar për përdhunimin e vajzës së tyre 12-vjeçare.
Çifti i martuar akuzohen për pedofili pasi e kishin kthyer vajzën e tyre në një “skllave seksi”, thonë zbatuesit e ligjit, transmeton portali arbresh.info
Në polici ka habitur edhe deklarata e nënës së vajzës e cila ka thënë se “është më mirë ta përdhunonim ne sesa ndonjë maniak”.
Prindërit e viktimës janë mbajtur në paraburgim në Volgograd dhe nëse dënohen pritet të përballen me 20 vite burg.
Vajza i ishtë nënshtruar abuzimeve seksuale të tmerrshme dhe të shpeshta që nga dhjetori i vitit 2016 deri në mars të vitit 2017.
Babai, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur, akzuohet se ka përdhunuar vajzën në mënyrë sistematike, shpesh në të njejtin shtrat me nënën.
Nëna ndërkaq akuzohet se ka torturuar vajzën duke përdorur një penis artificial.
Para gjykimit penal, prindërve u është hequr e drejta e tyre prindërore, ndërsa vajza është vendosur në kujdesin shtetëror.
Rasti është zbuluar pasi vajza ishte dërguar që të bëntë një kontrollë te mjekët, të cilët zbuluan se ajo nuk ishte e virgjër./arbresh.info/
Alba: Po u martova, martohem vetëm me Limin, me asnjë tjetër
Trump: Është koha për të kërkuar një lidership të ri në Iran
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë