Shërbimet sociale britanike u detyruan të ndërhyjnë për të zhvendosur nga lluca dhe balta një çift, që jetonin në një kasolle me bagëti.
Kate Burrows dhe partneri i saj Alan, ndërtuan me mjete rrethanore banesën e tyre mes pemëve, baltës dhe kallamishteve në Devon dhe u zhvendosën aty 19 muaj më parë.

Për të jetuar ata thonë se shfrytëzonin gjithçka që u ofronte natyra, që nga ujin e lumit që rrjedh aty pranë, deri tek frutat, perimet dhe produktet që u ofronin dhitë që bashkëjetonin me ta.

Zgjedhja e tyre për të jetuar si në Mesjetë nuk ishte e detyrueshme. Që të dy thonë se janë alergjikë nga jetesë në një shtëpi normale dhe nga luksi modern.

“Kjo është jeta jonë! Kjo është shtëpia jonë! Njerëzit duhet të mësohen me këtë sepse unë nuk mund të rikthehem dhe të sëmurem sërish”, thotë Kate.
Megjithatë, për autoritetet shëndetësore dhe sociale britanike, çifti është i sëmurë dhe në pamundësi për t’i vënë një emër sëmundjes së tyre, e quan “MCS” (Medically unexplained condition, shqip: gjendje e panjohur shëndetësore).
Treni përplaset me autobus, të paktën tetë të vdekur në Tajl...
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...