Besojeni apo jo, çiftet të cilat e shfaqin lumturinë e tyre përmes fotografive, selfieve, dedikimeve apo mesazheve në Facebook janë aktualisht më të kënaqur me partnerët e tyre sa sa ata të cilët nuk bëjnë kështu, thotë një studim. “Të postosh në Facebook diçka për marrëdhënien tënde me partnerin lidhet në mënyrë pozitive me kualitetin e marrëdhënies për shkak se simbolizon atë se si është në të vërtetë marrëdhënia”, thotë udhëheqësja e studimit MaiLy Nguyen Steers nga ‘’University of Houston”. Studimi ekzaminoi sjelljet e 188 çifteve në Facebook përgjatë disa muajve. Ata të cilët shpërndanin rregullisht selfie me njëri-tjetrin dhe që shkruanin për lumturinë e tyre ishin në të vërtetë shumë të lumtur. “Gjetjet tona sugjerojnë se çiftet të cilat kanë një marrëdhënie të shkëlqyer janë më të prirë për ta shprehur këtë në Facebook, Instagram apo në rrjetet e tjera sociale, që mund të ndikojë në funksionimin global të marrëdhënieve”, -përfundon ajo.
Hajdutët e Luvrit shpëtuan për vetëm 30 sekonda, zbulon heti...
Sveçla nuk e përfill paralajmërimin e Ambasadës së Gjermanis...
Raporti me Benitën, Toney i drejtohet ashpër Klodit: Nuk ësh...
Kamioni godet për vdekje një këmbësore në Prizren
Më 24 dhjetor nis procesi i gjykimit ndaj të akuzuarve për s...
Shefi i NATO-s: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë