Çiftet që veç sa kanë filluar të dalin duhet të reduktojnë sasinë e kohës së kaluar bashkë, pretendojnë ekspertët.
Në fazat e hershme të lidhjes, ngazëllimi për të t’u takuar me personin që ju pëlqen mund t’ju bëjë të duani të kaloni sa më shumë kohë me ta, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, një gjë e tillë nuk është e këshillueshme.
Scott Carroll, psikiatër, beson se çelësi i një fillimi të lumtur në lidhje qëndron tek takimi i personit tjetër rreth dy herë në javë.
“Është e rëndësishme që të rrini dy herë në javë vetëm në mënyrë që të keni mjaft kohë larg të dashuri/ës suaj të re për t’i dhënë ndjenjave tuaja më të thella kohë të përshkohet nga nënndërgjegjja juaj”, tha ai për Bravo TV.
“Këto ndjenja të thella janë të rëndësishme, sepse ato do t’ju ndihmojnë të shihni ndonjë çështje ose probleme me interesin tuaj të ri të dashurisë.”
Megjithatë, Meyers pranon se nëse një çift vërtet ka për qëllim të qëndrojë së bashku, takimi me njëri-tjetrin disa herë në javë nuk duhet të bëjë ndryshime./Arbresh.info/
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin