Fansat e filmave apokaliptik si Contagion dhe 28 Days Later janë më të përgatitur për t`i bërë ballë pandemisë së koronavirusit.
Një studim i realizuar së fundi tregoi se personat që pëlqejnë dhe ndjekin filma të tilla, kanë një nivel më të lartë qëndrueshmërie psikologjike ndaj Covid 19-tës. Me sa duket, filmat e frikshëm e ndihmojnë audiencën që të arrijë t`I përballojë ndryshe situatat në jetën reale. Psikologët kanë zbuluar se njerëzit që shohin filma ku paraqitet një kaos social apo kolapsi I rendit botëror, reagojnë më mirë ndaj frikës së koronavirusit.
“Aftësia jonë për të banuar në mënyrë imagjinare në botë virtuale – botë që i bëjmë tonat, ashtu si ato që përcillen në filma e libra – është një dhuratë që na vjen nga përzgjedhja natyrore”, thotë autori i studimit Mathias Clasen, psikolog në Universitetin Aarhus të Danimarkës.
“Është paksa si një makineri biologjike që u zhvillua sepse i dha paraardhësve tanë përparësi në luftën për mbijetesë”, shtoi ai. Sipas Clasen, krahasuar me dikë që nuk e ka menduar kurrë fundin e botës, ata që shohin filma me skenarë të tillë, kanë avantazhin e të përjetuarit një herë të asaj eksperience./lexo/
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...