I zi ose i gjelbër, i bardhë ose i kuq, aroma e tij të ngre humorin, përmirëson tretjen, qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në luftimin e celulitit. Po flasim për piperin, shija e fortë e të cilit i detyrohet pranisë së piperidinës, një substancë që gjendet në lëvoren e farave të tij.
Për çfarè shërben piperi i zi? Duke e shtuar në ushqime në sasi të vogla, piperi përmirëson tretjen, duke nxitur sekrecionet e lëngjeve të stomakut dhe shmangur rëndesën që zakonisht ndihet pas ngrënies së darkës, si dhe dhe parandalon formimin e gazrave të zorrëve që sjellin ndjesinë e pakëndshme të fryrjes.
Nuk këshillohet për njerëzit që vuajnë nga dispepsia, gastriti, pankreasi, ulcera e stomakut, sepse irriton mukozën e traktit tretës. Nuk rekomandohet as për personat që vuajnë nga hemorroidet. Gjithashtu sasia e madhe e piperit shkakton një rritje të tensionit të gjakut, kështu që personat me hipertension duhet ta shmangin në maksimum.
Vaji i piperit të zi përmirëson qarkullimin e gjakut: Sipas mjekësisë indiane, vaji esencial i piperit të zi mund të përdoret gjithashtu për të përgatitur një pomadë masazhi që kombinon efektin e hollimit me atë të aromaterapisë: 100 ml vaj bajame përzihen me 5 pika vaj piperi të zi, 10 pika vaj livando, 5 pika vaj sandali, 5 pika vaj tejmani. Masazhi mund të kryhet në çdo zonë të trupit, pas dushit të mëngjesit: përzierja përveçse zbut lëkurën, favorizon eliminimin e ënjtjeve dhe depozitave të indit dhjamor, shenja tipike të personave që kanë probleme me celulitin.
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...