“E di që është një makinë, por është shumë praktike dhe di të dëgjojë kur kam nevojë”, thotë Anna, një ukrainase që jeton në Londër. Ajo i referohet përdorimit të versionit premium të ChatGPT, një chatbot me inteligjencë artificiale.
Ajo që e bën më të vlefshme këtë AI për të nuk është këshilla që jep, por hapësira për të reflektuar mbi veten. “Kam një histori bisedash me të, ndaj mund të them se gjithmonë do të më kuptojë dhe do të flasë në një mënyrë që më përshtatet”, shprehet ajo.
Pas ndarjes nga i dashuri, Anna zbuloi se dëgjimi i duruar i AI-së i dha atë që miqtë dhe familja nuk mund të ofronin: mungesën e gjykimit të menjëhershëm, duke i lejuar të kuptonte emocionet e saj të përziera.
Studimet tregojnë se në vitin 2025, terapia dhe shoqëria emocionale ishin përdorimi më i zakonshëm i AI-së gjenerative, përmes platformave si ChatGPT. Përgjigjet e AI shpesh perceptohen si më mbështetëse dhe kuptimplota se ato të njerëzve, madje edhe të profesionistëve të trajnuar.
1. Lejoni të flasin pa ndërprerje
Njerëzit shpesh ndërpresin bisedën pa e kuptuar se po u mohojnë të tjerëve mundësinë për të shprehur mendimet e tyre. Chatbot-et nuk ndërpresin dhe i japin folësit hapësirë të plota.
2. Njihni emocionet
Modelet e gjuhës identifikojnë dhe pasqyrojnë emocionet, duke bërë që folësi të ndjehet i kuptuar, edhe pse AI nuk i përjeton vetë ato.
3. Mbani hapësirë për ndjenja të vështira
Njerëzit shpesh përpiqen të qetësojnë dikë kur ndjenjat janë të rënda. AI, përkundrazi, lejon që emocionet të shprehen lirshëm, pa paragjykime.
4. Mos gjykoni
Chatbot-et nuk gjykojnë. Ata krijojnë siguri psikologjike, që i lejon përdoruesit të ndihen të lirë të ndajnë mendimet dhe ndjenjat e tyre.
5. Mos nxito të rregullosh gjithçka
Shumë herë njerëzit ndjejnë nevojën për të dhënë këshilla. AI mban qetësinë dhe përqendrohet tek mbështetja emocionale, duke bërë folësin të ndihet i dëgjuar.
Megjithatë, përdorimi i AI nuk është pa rreziqe. Disa ekspertë paralajmërojnë se varësia nga chatbot-et mund të zëvendësojë lidhjet njerëzore dhe të ndikojë negativisht në aftësinë tonë për të ndërtuar marrëdhënie reale.
Dëgjimi i një njeriu tjetër me empati të sinqertë ka një potencial transformues që AI ende nuk mund ta arrijë. Chatbot-et mund të na ndihmojnë të bëhemi dëgjues më të mirë, por përvoja e të qenit vërtet i dëgjuar nga një person tjetër mbetet unikale dhe e çmuar./tvklan.al
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve