Janë disa momente që mund të ju dërgojnë në një gjendje mërzie. Një film i keq, pritja, një mik i sëmurë, celulari pa bateri…e shumë gjëra tjera ndikojnë në ndryshimin e disponimit tuaj.
Njerëzit që janë të mërzitur nga natyra janë të prirut që mos të jenë të kënaqur. Ata jo vetëm që janë të prirur që mos të jenë të kënaqur, por ata as nuk gjejnë kënaqësi në aktivitete të caktuara, gjë që i bën ata të ndihen të hutuar nëpër situara të caktuara, transmeton portali arbresh.info
Business Insider ka rënditur disa nga zakonet e përbashkëta që kanë njerëzi e mërzitshëm. Në mënyrë të përgjithësuar, këta persona dorëzohen lehtë dhe tentojnë që gjatë gjithë kohës të ndryshojnë bisedën.
Si rregull i parë, ndodh që shpesh herë këta tipa njerëzish përfundojnë duke folur pak ose aspak.
Ata nuk reagojnë aspak me personat që pasqyrojnë sherr dhe nuk kanë aftësi për t’i qeshur të tjerët. Madje, këta tipa njerëzish nuk tregojnë entuziazëm në asgjë dhe nuk janë në gjendje të bëjnë humor ose të qeshin me diçka.
Karakteristika kryesore e njerëzve të mërzitshëm është kryerja e rutinës dhe nuk tentojnë aspak të ndryshojnë atë. Janë të paaftë për të vepruar me impuls apo në formë të përçarjes./Arbresh.info
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...