Brokoli: Gjysmën e vitit, nga muaji dhjetor në muajin maj, ju mund të zgjidhni mënyra të ndryshme për të gatuar këtë “super ushqim”. Brokoli ka pak kalori dhe është tejet i pasur në vitamina e minerale si dhe shumë fibra.
Lulelakra: prodhohet nga muaji dhjetor deri në muajin maj. Fermerë shqiptarë në vitin e fundit e kanë shtuar prodhimin e lulelakrës për shkak të rritjes së kërkesës nga tregu vendas dhe ai evropian. Në dhjetor ju mund të konsumoni lulelakër të freskët, pasi vlerat ushqyese të saj janë të shumta. Por mos e teproni, pasi konsumi në sasi shumë të mëdha, shkakton fryrje të barkut.
Arrat, lajthitë: Amvisat i konsiderojnë arrorët si element kryesor në kuzhinë, njësoj si mielli apo gjalpi. Pavarësisht se arrat dhe lajthitë i kemi gjatë të gjithë vitit, gjatë sezonit të tyre ato kanë një shije unike.
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...