Pas një martese të dështuar, gjërat duhet parë edhe nga imtësitë se ku është gabuar dhe se si mund të trajtohej martesa më ndryshe.
Në lidhje me këtë janë përgjigjur gratë e divorcuara, të cilat kanë theksuar mbi gjërat që do të ndryshonin në mënyrë që të shpëtojnë martesën, transmeton portali arbresh.info
Do të doja të kërkoja ndihmë
“Kam një keqardhje të vetme dhe ajo është që nuk kam kërkuar ndihmë kur kisha nevojë. Nuk kërkova ndihmë as kur u bëra nënë dhe ndjehesha e mbingarkuar. Kjo gjë ka dërguar te tensionet dhe më pas deri te divorci”, tha blogeria Valencia Morton.
Do të doja të kisha punuar më shumë me vetën
“Uroj që të kisha një ndjenjë më të mirë të identitetit dhe vetëvlerësimit, në mënyrë që t’i përballoja të gjitha. Ajo që prisja unë para martesës ishte që të kuptoja se personi që ne zgjedhim do të jetë pjesë e pandarë e jetës. Kjo më mungonte”, tha shkrimtarja Holly Martyn.
Do të doja të kisha guxim t’i përfundoja gjërat më shpejt
“Shqetësimi im i vetëm është se kam lejuar që situatat e këqija të marrin kohën e tyre. Pritjet e burrit tim për marrëdhënien tonë dhe jetën tonë së bashku u zhvendosëm jo shumë kohë pasi u martuam dhe luftuam shumë për këtë. Në shikim të parë, unë do të doja të kisha guximin dhe vetëdijesimin për ta përballuar vetë çështjen. Në vend që të qëndroja në pushtetin tim, i shmangem të vërtetat e shëmtuara të ekzistencës sonë së bashku dhe lejuam që lidhja të ligështohej ndërkohë që të dy vuajtëm”, tha ekspertja për divorc, Tara Eisenhard.
Do të doja të kisha ngritur zërin më shumë
“Unë do të doja që të kisha luftuar më shumë për vetën time, përpara se të fillonin problemet. Shpesh jemi marrë vetëm më argument dhe kam shpërfillur ndjenjat e mia. Sot jam një grua shumë më e fortë, sesa para 10 vitesh kur u divorcova. Në martesën e dytë kam bërë shumë gjëra ndryshe, dhe po ecën për mrekulli”, tha Trish Eklund.//arbresh.info
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme
Skandali Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryemi...
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...