Një burrë nga Pensilvania që ishte arrestuar dhe ishte injektuar me ilaçe kundër ankthit për shkak të një gabimi të identitetit, ka vendosur të padisë autoritetet.
Eugene Wright, 63 vjeç, nga Meadville, ka ngrerë padi ndaj këshillit lokal dhe spitalit për burgim të rremë, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
Një burrë me të njejtin emër dyshohet se po bënte kërcënime në një zyrë mjekësh në ditën e incidentit.
Drejtori i qytetit të Meadville, Andy Ëalker nuk pranoi të komentojë mbi rastin.
Për “BBC” ai ka thënë se po ecte përgjatë rrugës për në shtëpi, kur i është vërsulut policia lokale.
Avokatët e viktimës kanë theksuar se policia ishte vënë në kërkim të një personi tjetër.
Gabimi është gjetur nga vajza e viktimës, e cila me të arritur në spital u ka sqaruar autoriteteve për gabimin që kishin bërë.
Policia dhe stafi i spitalit i kanë kërkuar falje viktimës./arbresh.info/
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
Osmani përkrah protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni ...
Goretzka paralajmëron Real Madridin: Mund të fitojmë gjithçk...
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës