Bota islame po e kremton natën e madhe të Regaibit – Ja kuptimi i saj

15:11 | 27 Shkurt 2020

Sonte bota islame po e feston Natën e Madhe të Regaibit, që është paralajmëtarja e tre muajve të shenjtë, plot mëshirë e begati, transmeton arbresh.info.

Nata e Madhe e Regaibit, që lidh të enjten e parë me të premten të muajit rexhep, që është një prej muajve me rëndësi të madhe për botën islame, njihet si “nata e mëshirës dhe begatisë”

Me vlerat e mëdha që përmban kjo natë, është njëkohësisht sihariqi dhe lajmëtari i parë i muajit të Ramazanit. Në aspektin psikologjik kjo është shumë e rëndësishme, sepse besimtari hyn në një parapërgatije shpirtërore dhe e drejton veten e tij drejt adhurimeve, përgjegjësive individuale dhe familjare duke urdhëruar të mirën e duke ndaluar të keqen.

Kjo është nata kur pranohen lutjet dhe pendesat dhe kur shpërblimet e adhurimeve janë të mëdha e të shumta.

Pejgamberi s.a.v.s në një hadith të transmetuar nga Enesi, r.a., thotë: “Kujdes, përpiqu të rrish zgjuar në natën e xhumasë së parë të muajit Rexhep, të mos e kalosh atë në shkujdesje, sepse melaqet e asaj nate i kanë vënë emrin Regaib!”

“Lutja që bëhet në këto pesë netë nuk kthehet mbrapsht: Në natën e Regaibit, në natën e pesëmbëdhjetë të muajit Shaban, të Xhumanë, natën e Bajramit të Ramazanit dhe të Kurbanit”. (Ibn Asakir)/arbresh.info/

Lajmet më të lexuara