Një biznismen i pasur nga Britania e Madhe, që shkoi në Ukrainë për t’u takuar me gruan e ardhshme të tij, është vrarë nga vetë ‘nusja që e gjeti online’ për shkak të pasurisë, ka thënë një miku i tij.
Barry Pring, i cili u godit nga një automjet, përderisa po priste një taxi jashtë një restaurantit në Kiev bashkë me gruan e tij, Ganna Ziuzina, ka pësuar dëmtime të rënda në kokë, arbresh.info
Gruaja e tij, një ish-striptizere e cila është pothujase 20 vite më e re se ai, janë martuar në vitin 2007 dhe sipas miqve të biznismenit, ajo nuk ishte e dashuruar aspak në të.

Miku i tij më i mirë, që kishte qenë i ftuar edhe në dasëm në Kiev, ka dhënë dëshmi në Devon County Hall, duke thënë se Pring ‘ishte komplet nën ndikimin e saj’.
“Nuk ka asnjë dyshim që gruaja e tij e ka vrarë atë, ose ka mundur të jetë bashkëfajtore në krim”, është shprehur ai.
Megjithatë, gruaja e biznismenit ka mohuar të ketë vrarë burrin e saj.

Në anën tjetër, vëllau i biznismenit ka shtuar se Ziuzina ishte e interesuar vetëm në paratë e Barry dhe se lidhja e tyre ishte vetëm për interes financiar.
Ai ka shtuar se vëllau ishte ‘trullosur’ nga gruaja e tij, të cilën ai e njihte vetëm si Anna që ‘kërkonte shumë para’.
Familja e të ndjerit për të vërtetuar martesën e të birit, mëqë asnjë nga familjarët nuk ishte ftuar në dasmë në Kiev, kishin paguar detektivë privatë për të kuptuar situatën, ka thënë nëna e tij.

Ata insistojnë që në vdekjen e birit të tyre ka gisht gruaja e tij, por sipas analizave është gjetur se Pring kishte vdekur si pasojë e alkoholit.
Rasti ka mbetur i hapur që nga viti 2011 dhe seancat gjyqësore ende janë duke vazhduar./Arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...