Për një mëngjes ose një mbrëmje të mirë, mos përtoni dhe gatuani recetën italiane për biskota me limon.
Portali arbresh.info sjell recetën për këto biskota të shijshme më poshtë.
Ju nevoiten:
200 gr gjalpë
350 gr miell
170 gr sheqer
½ gote qumësht
2 vezë
10 gr pluhur për pjekje
Lëkura e 2 limonave
Fillmisht në rende e bëni gati lëkurën e limonave. Në një enë hudheni gjalpën e shkrirë dhe sheqerin dhe përzieni mirë. Më pas shtoni edhe lëkurën e limon dhe vazhdoni me përzierje. Shtoni vezët dhe përzieni mirë të gjitha deri sa të shkrihet sheqeri. Më pas shtoni qumështin dhe miellin.
Pasi të jetë formësuar brumi, ndani brumin në format e dëshiruara dhe piqeni në 150 gradë.
Biskotat mund t’i konsumoni në mëngjes me një gotë qumësht, ose në mbremje me ndonjë pije tjetër./arbresh.info/
E shtunë me vranësira, intervale me diell dhe riga lokale sh...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...