Disa receta pijesh të shëndetshme janë përgjigja e duhur për këtë
Përgatitja:
Mollët lani mirë, fshini dhe pritni të paqëruara në rrathë krejtësisht të hollë.
Radhisni në letër për pjekje dhe fusni në furrë në temperaturë krejtësisht të ulët apo në 100 gradë celsius nëse furra ka ajrosje të ngrohtë.
Kur mollët të jenë të thata nga ana e sipërme, rrotulloni dhe përsëriteni procedurën. Mollët e thara zieni dhjetë minuta me pak kanellë, pastaj mbuloni me kapak dhe lini të qëndrojnë edhe dhjetë minuta. Kulloni.
Ngjyra e këtij çaji varet nga ngjyra dhe sasia e mollëve, pra në një litër ujë nevojiten 4 – 5 mollë të mëdha.
Nëse tashmë mollët janë tharë mirë, ide e mirë është të thani sasi më të mëdha të cilat mund t’i hani si çips të shëndetshëm mollësh apo t’i ruanin në qese letre për përgatitje të çajit herën tjetër.
Është me rëndësi që të jenë të thara. Mollët mundeni t’i thani edhe në temperaturë dhome, vetëm se tharja zgjat më shumë.
Preferohet që mollët të mos jenë të spërkatura.
Çajit të mollëve nuk është e nevojshme t’i shtoni sheqer.
Në vend të sheqerit zgjidhni mollë të ëmbla, mirëpo nëse pini çaj me sheqer, atëherë ëmbëlsojeni me pak mjaltë, ose shtojini kanellë./Telegrafi
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri