Në ndarje mund të ndikojnë shumë gjëra, e pos të mëdhave dhe të vogla, si tradhtia dhe jo besnikëria, në listë janë edhe keqkuptimet.
Prandaj duhet interpretuar problemet dhe të gjitha gjërat që ndikojnë negativisht në lidhje.
Më nuk ndiheni të dëshiruar: Secila lidhje nënkupton ndryshimin e fazave. Nëse njiheni mirë dhe vini deri te pika e monotonisë, mund të ndodhë që ju ose partneri juaj nuk jeni të dëshiruar. Prandaj është mirë të punoni në jetën intime dhe ta freskoni në të gjitha mënyrat. Mundohuni ta tregoni krejt dashurinë, por edhe pasionin ndaj partnerit.
Jeni tepër të parashikueshëm: Edhe pse duket si arsye naive, besoni që të qenët i parashikueshëm mund të ndikojë në mërzinë në lidhje. Prandaj është mirë t’i provoni gjërat e reja së bashku, e në mënyrë të hapur t’i propozoni idetë. Kjo ju shtyn të bëni diçka që nuk keni bërë më parë.
Vetmia: Vetmia ndërlidhet me mospërfilljen, e kjo është një nga arsyet më të shpeshta për ndarje. Mbani mend që partneri kurrë nuk do të duhej të ndihej vetë, sidomos kur është me juve. Prandaj, nëse e vëreni se nuk po bisedon me juve, nuk ju shtron pyetje dhe tërhiqet, jini të sigurt se diçka nuk është në rregull. Tregojini se mundet të llogaritë në ju.
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...