Ngjan që ka ardhur koha që adoleshentët të heqin dorë nga telefoni dhe të luajnë jashtë, sidomos në ditët e mira.
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Shtetëror i San Dias (SDSU) dhe Universiteti i Gjeorgjisë është gjetur se adoleshentët që kalojnë shumë orë në ditë para ekraneve të telefonit janë më depresiv në krahasim me ata që kalojnë pak orë dhe bëjnë stërvitje ose luajnë jashtë dyerve të shtëpisë, transmeton portali arbresh.info
Hulumtuesit kanë shqyrtuar të dhënat për mbi më shumë se një milion nxënës amerikanë të shkollave të mesme.
Autorët e studimit kanë zbuluar se adoleshtentët që merren me aktivitete jashtëshkollore kanë shkallë më të lartë të lumturisë.
“Përdorimi i mediave sociale është kufizim i lumturisë”, tha Jean M. Tëenge, autori kryesor i studimit, profesor i psikologjisë në SDSU.
Autorët e studimit gjithashtu vunë në dukje se vetëvlerësimi dhe niveli i kënaqshmërisë së jetës u zvogëluan ndjeshëm në vitin 2012, që është i njëjti vit që numri i amerikanëve që mbajnë smartfonë u rrit me më shumë se 50 për qind./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...