Fëmijët do të na bënin të lumtur, nëse mbështjetja ndaj tyre nuk do të kushtonte kaq shumë.
Ky është përfundimi në të cilin kanë ardhur shkencëtarët përgjatë një studimi të fundit, transmeton portali arbresh.info
Në SHBA rreth 40 përqind e njerëzve raportojnë se vuajnë për të përballuar nevojat themelore të jetës, sikurse janë strehimi dhe ushqimi, transmeton portali arbresh.info
Alarmi është shfaqur në Shtetet e Bashkuara mbi rënien e niveleve të pjellorisë, por në fund të fundit, gratë po fillojnë të kenë më shumë fëmijë, por ato po presin që fëmijën e parë të lindin pas të 35-tave.
Dhe kërkimet e reja mbi familjet europiane të kryera nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike sugjerojnë se ky ndryshim mund të ndryshojë mënyrën se si këta fëmijë ndikojnë në lumturinë e prindërve të tyre.
Studimi, i ndërmarrë nga Kolegji Dartmouth dhe Shkolla e Ekonomisë në Paris, zbuloi se fëmijët kanë një ndikim neutral ose negativ mbi mirëqenien e prindërve të tyre, kryesisht si një funksion i ngarkesës së vazhdueshme financiare që ato imponojnë.
Por gjatë jetës, kur fëmijët janë të qëndrueshëm financiarisht, ata ia dalin që të bëjnë prindërit më të lumtur, thekson studimi.
Marrëdhënia e çuditshme midis lumturisë prindërore dhe fëmijëve ka mbetur një magjepsje e vazhdueshme për sociologët, psikologët socialë dhe ekonomistët.
Studimi gjithashtu thekson se përgjigjja themelore e kësaj pyetje është tek efekti i fëmijëve në lumturinë e prindërve, që varet kryesisht nga se kush janë prindërit dhe se çfarë lloj fëmijësh kanë./arbresh.info/
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney