Ju ka ndodhur edhe juve të takoni njerëz me këtë vrimë në vesh.
Një përqindje e vogël e popullsisë është lindur me sinus preaurikular – vrimë e vogël e cila gjendet në pjesën e jashtme të veshit.
Por, pse ekziston kjo vrimë?
Teknikisht, kjo vrimë është defekt i lindjes.
Rasti i parë me këtë fenomen është dokumentuar në vitin 1864 nga Van Heusinger.
Sipas biologut evolucionar – Neil Shubin – këto vrima mund të jenë mbetje evolucionare e gushave të peshqve.
Në përgjithësi, të pasurit këtë vrimë nuk është se shfaq ndonjë problem. Sidoqoftë, nëse kjo vrimë infektohet apo formon cistë, patjetër se duhet të trajtohet.
Mes 0.1% dhe 0.9% të evropianëve dhe popullsisë amerikane kanë lindur me këtë fenomen.
Po ashtu rreth 2.5% e tanezëve dhe 10% e popullsisë në disa regjione afrikane kanë lindur me këtë fenomen.
Shpeshherë këto vrima trashëgohen përgjatë gjeneratave dhe mund të shfaqen në një vesh, por edhe në dytë.
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...