Gratë në shumë vende të botës patriarkale kanë arritur të thyejnë prangat e shoqërisë dhe të marrin nën kontrollë të plotë vendimet për jetën e tyre.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk ndodh në Indi, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Organizatës për të Drejtat e Grave në Zhvillim në Indi, vetëm 5% e grave gëzojnë të drejtat për lirinë e zgjedhjes së partnerit të jetës.
Rreth 80% e grave të anketuara kanë theksuar se duhet të marrin leje nga një anëtar i familjes mashkull edhe nëse duan të bëjnë një vizitë shëndetësore.
Sondazhi i kryer nga Universiteti i Marylandit dhe Këshillit Kombëtar të Aplikuara Kërkimeve Ekonomike është kryer në dy faza me qëllim të vlerësimit të ndryshimeve në rrethana dhe pasoja.
Megjithatë, sondazhi ka nxjerrë në pah së janë vërejtur një numër i vogël ndryshimesh në shoqërinë indiane.
Vetëm disa gra që jetojnë në veri lindje të vendit dhe në jug kanë rezultuar që kanë relativisht të drejta për vendim marrje.
Rreth 65% të grave të anketuara kanë deklaruar se burrin e kanë takuar për herë të parë gjatë ditës së martesës. Një fenomen i tillë është në rritje në shtetin Bihar./Arbresh.info
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...