Mendimet negative, nuk do të bëjnë kurrë mirë jetën tuaj. Mos e krahasoni veten tuaj me të tjerët. Ju nuk e dini se çfarë kanë kaluar ata. Çdo ditë, jepini diçka të mirë të tjerëve. Mos e harxhoni energjinë tuaj të vyer, duke u marrë me thashetheme.
Ekzistojnë shumë mësime të cilat i mësojm përgjatë jetës. Nganjëherë dëshiroj që disa prej tyre t’i kisha mësuar më herët.
Këto janë pesë mësimet të cilat do të kisha dashur t’i mësojë më herët:
1. Përfundi zemërimit gjithmonë qëndron frika.
Zemërimi është një emocion negativ i cili zakonisht nuk shkaktohet nga diçka jashtë teje. Në fakt, ai vjen nga përbrenda.Nëse jeni të zemëruar, mund të jetë e dobishme të shikohet se çfarë e shkakton atë. Pas kësaj ju mund ta pranoni dhe njihni atë, gjë që do të ju bëjë të mundur të vazhdoni tutje.
2. Shprehitë tona të përditshme e formësojnë veten tonë.
Mënyra më e thjeshtë dhe më e fuqishme për ta ndryshuar veten, ose madje edhe për ti arritur synimet, është ti ndryshosh shprehitë e përditshme. Mund të marrë kohë, por nëse kaloni përmes këtij procesi, ju mezi do ta njihni veten.
3. Emocionet duhet të praktikohen.
Ne zakonisht mendojmë që për tu bërë i mirë në diçka, duhet ta praktikojmë atë. Por rrallë herë mendojmë që edhe emocionet tona janë njësoj. E vërteta është që ju mund ta praktikoni vetë – ndërgjegjësimin, humorin, po aq lehtë sa mund ta bëni me zemërimin.
4. Secili e ka agjendën e vetë.
Ne të gjithë i kemi ëndërrat dhe pritjet tona. Nuk mund t’i kontrolloni njerëzit dhe të prisni që ata t’ju vënë juve para vetes së tyre.
5. Arritja e synimeve kurr nuk mund të jetë aq përmbushës sa edhe udhëtimi.
Nëse nuk jeni të aftë ta shijoni udhëtimin me ata që ju rrethojnë, atëherë qëllimi final bëhet i pakuptimtë.
6. Që nga ajo kohë ju jeni pak më të moshuar, por shpresojmë të paktën keni mësuar disa gjëra.
Tashmë për të qëndruar jashtë pas mesnate ju duket e tmerrshme. Tashmë ju keni simpati për punën tuaj, e jo për diçka tjetër, sepse vetëm puna juaj ju duket e rëndësishme.
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici