Jetoni dhe mësoni…
Si një person i pjekur ju ndoshta mendoni se i keni perfeksionuar gjërat bazike në jetë. Të pastroni veten, të visheni, të ushqeheni, këto lloj gjërash me pak fjalë. Por, kush e ka menduar se ndoshta keni gabuar në një pjesë integrale të kësaj rutine normale, gjegjësisht vendosja apo aplikimi i deodorantit.
Ju ndoshta mund ta mendoni se aplikimi i deodorantit duket kaq i thjeshtë, një spërkatje e shpejtë, por realisht paraqet një mënyrë më komplekse se kaq.
Këtu po ju paraqesim 4 gabimet që mund të bëni dhe vërtetë do të befasoheni:
Ndoshta ka kuptim të aplikoni sprejin anti-djersë sa më shpejtë që të pastroheni, në mënyrë që të parandaloni djersitjen, por problemi qëndron në atë se sqetullat tuaja ende mund të jenë të lagura. Për të arrirë rezultate më të mira, aplikoni deodorant në lëkurë plotësisht të thatë.
Ju duhet ta lejoni deodorantin tuaj që të thahet plotësisht, thekson Dr. Harper, e cila madje sugjeron përdorimin e një tharrëse flokësh në verzion të ftohtë, për të ndihmuar procesin e tharjes sa më shpejtë.
A vendosni deodorant çdo ditë? E pra, nuk duhet ta bëni edhe aq shpesh, nëse investoni në një deodorant mjaft të mirë. Aplikoni nga dy herë në të dy sqetullat dhe nuk keni nevojë ta përsërisni procesin disa herë gjatë ditës./femra.net/
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK