Pikat dhjamore të bardha “pikat e qumështit” ose ndryshe të njohura në gjuhën mjekësore milia mund të shfaqen në çdo moshë madje prekin edhe të porsalindurit.
Sipas Web MD këto pika dhjamore zhduken brenda disa muajsh dhe nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar. Nëse poret janë të bllokuara dhe nuk janë në gjendje të eleminojnë qelizat e vdekura, formohet keratini dhe këto pika të bardha kryesisht rreth zonës së syve. Për fat të mirë ekzistojnë shumë forma natyrale trajtimi që do t’ju vijnë në ndihmë.
1.Mjaltë
Mjalti është një zgjidhje efektive për trajtimin e milias. Antioksidantët dhe komponimet aktive të mjaltit ndihmojnë në riparimin e lëkurës së dëmtuar dhe pastrimin e lëkurës.
Ajo që duhet të bëni është të bëni një maskë me majltë e kanellë e pas 15 minutash ta masazhoni për pak minuta me lëvizje rrethore ! Përsëriteni çdo ditë derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.
2. Sheqeri
Scrub-i me sheqer është një mënyrë e shkëlqyer për të hequr pikat e bardha dhe pastruar lëkurën e vdekur. Vrazhdësia e sheqerit vepron si një skrab natyror kur aplikohet në lëkurë.
Përzieni dy lugë sheqer, lëngun e një gjysme limoni dhe një lugë çaji vaj ulliri.
3. Vaj kastori
Vetitë antibakteriale të vajit të kastorit, ndihmojnë në reduktimin e sasisë së vajit në lëkurë duke zbehur pamjen e pikave të qumështit.
4. Çaj jeshil
Çaji jeshil pastron lëkurën nga qelizat e vdekura duke bërë të mundur gjithashtu pastrimin e poreve e duke mos lejuar krijimin e pikave të tjera dhjamore.
5. Aloe Vera
Xheli i aloe verës ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese sipas Home Remedies Care. Komponentët qetësues riparojnë dëmtimet në lëkurë dhe ulin rrezikun e krijimit të pikave të tjera.
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...