Për të gjithë ata që mezi presin ndrimin e stinëve në mënyrë që të kenë mundësi të ndërrojnë edhe bizhuteritë, kemi një lajm të mirë: kjo vjeshtë do të jetë e mbushur me të tilla!
Nga sfilatat e modës në disa prej kryeqyteteve më të njohura në botë si Paris apo Londër, u vu re se aksesorët ishin një pjesë e rëndësishme e look-ut vjeshtëror ndaj në këtë artikull do të gjeni 5 llojet që janë më ‘trendy’ dhe më të përshtatshme për t’i kombinuar këtë sezon.
Sigurisht në bazë të preferencave tuaja personale, ju mund të bëni një miksim të tyre dhe të shpalosni origjinalitetin tuaj.
1. Vëth me përmasa të mëdha por kujdes, duhet të jenë elegantë, jo të bollshëm dhe të ekzagjeruar si në verë.

2. Bizhuteri asimetrike, të çrregullta dhe të formave të ndryshme

3. ‘Chokers’ delikatë, hiqni dorë nga copat e zeza e të trasha. Ishin moda e vitit tjetër.

4. Përdorni sa më shumë yje, diej apo çdo lloj forme që na vjen nga Kozmologjia

5. Ju që pëlqeni metalin dhe rrokun, mund të shpalosni fantazinë!
/blitz.al
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...