Të bëhesh prind është një përgjegjësi e madhe po aq sa edhe e bukur. Çdo prind do që fëmija e tij të jetë i lumtur, të ketë gjithçka që ai dëshiron, por në disa raste duhet t’u thoni edhe “JO”.
Kjo mund të jetë një pjesë e vështirë, por që në fakt është në të mirën e shëndetit dhe formimit të personalitetit të fëmijës tuaj.
Por, cilat janë rastet kur duhet të kundërshtoni dhe të mos pranoni kërkesat e fëmijëve? Lexoni këto këshilla nga EO:
1.Duhet të jeni ”striktë” lidhur me orarin e gjumit dhe zgjimit të fëmijëve: Mund t’ju dhimbsen të zgjohen herët apo mund ta toleroni kur dëshiron të flejë vonë, por kjo nuk ndihmon në rritjen dhe shëndetin e tij. Gjumi i mirë dhe i mjaftueshëm i ndihmon fëmijët të rriten, të rigjenerojnë trupin dhe forcojnë imunitetin ndaj infeksioneve.

2.Mësojeni me rregullat e higjienës dhe mos pranoni asnjëherë që fëmija t’i shmangë ato: Mësojeni se ai duhet të lajë duart sa herë del nga banja dhe sa herë ulet për të ngrënë.
3.Shmangni sheqerin dhe ushqimet e këqija: Sigurisht që fëmija do të dojë të hajë një herë në kaq kohë këto ushqime, por jo të jenë baza e tij ushqimore. Mos u mërzisni kur të qajë, por mendoni më mirë që shëndeti dhe imuniteti i tij do të jenë të forta.
4.Mos i lejoni fëmijët të rrinë shumë gjatë përpara TV, kompjuterit apo telefonit: Kjo do të dëmtojë sytë e tij. Vendosni një orar të caktuar për to dhe mbajeni gjithmonë të njëjtë pa e ndryshuar.
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet
Policia arreston të dyshuarin për gjuajtje me armë në Poduje...
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...