Pavarsisht se si një marrëdhënie përfundon, në fund gjithçka është tepër e dhimbshme. Nëse nuk mund që të anashkalojmë këtë dhimbje, sipas shkencës gjenden si zgjidhje, 3 mënyra.
Sipas një studimi të publikuar në gazetën “Psikologji Eksperimentale”, thuhet se janë tre mënyra të cilat ndihmojnë në këtë periudhë të vështirë.
Strategjia e parë përfshin ‘rivlerësim negativ të ish-partnerit’. Pjesëmarrësve iu kërkua që të mendonin për gjërat të cilat nuk pëlqenin tek ish-partneri, si për shembull zakonet e tyre. Nëse ju vazhdimisht mendoni të tilla gjëra, do të keni më të lehtë për t’a hedhur pas krahëve gjithçka.
Strategjia e dytë është ‘ rivlerësim i ndjenjave’. Shprehja, “Është në rregull të duash dikë që nuk është më pjesë e jetës tënde”, u prezantua për të gjithë të pranishmit. U përsërit vazhdimisht dhe vazhdimisht, derisa ata filluan të besonin atë ç’ka shkruhej. Kjo metodë nuk ndryshoi ndjenjat, por të paktën bëri që ata të mos i kushtojnë dhe aq rëndësi ish-partnerit.
Strategjia e tretë është ‘gjendja e shpërqendrimit’. Ku pjesëmarrësve iu kërkua të mendonin për gjëra pozitive, të cilat nuk lidhen aspak me ndarjen, apo me ish-partnerin. Si për shembull, cili është ushqimi i tyre i preferuar dhe pse. Një metodë e cila nuk pakëson ndjenjat, por i bën njerëzit të ndihen sado pak mirë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...