Njerëzit janë krijesat e vetme që derdhim lot, kur mposhten nga emocionet.
Pse është kjo kështu?
Cila pjesë e trurit kontrollon nevojën për të qarë?
Në librin “Pse njerëzit dëshirojnë të qajnë” Michael Trimble kërkon përgjigje në shkencë, art dhe zhvillimin evolucionar.
Lotët janë një thirrje për ndihmë, një shenjë e nevojës sonë për ngushëllim.
Pretendimi i tij themelor është se, ekziston një grup i lidhjeve nervore në tru, që përgjigjen në mënyrë selektive ndaj stimujve emocional, sidomos në tragjedi. Nga kjo nënkupton eksperiencën individuale të humbjes, e cila, së bashku me gjuhën dhe kulturën, çojnë tek lindja e një forme arti, që ka të njëjtin emër dhe merret me humbje dhe dhimbje, si nje aspekt shumë i rëndësishëm i jetës.
Me ndihmën e një analize të detajuar të këtyre neuroneve dhe lidhjeve të tyre, Trimble dëshiron të shpjegojë se, kur lloji jonë është bërë më i vetëdijshëm për natyrën tragjike të jetës, ka filluar të qaj për shkak të emocioneve, dhe, madje gjatë studimit, gjetën edhe disa lloj kënaqësie gjatë të qarit, të frymëzuar nga tragjedia, në atë që ai e quajti “gëzimi tragjik “.
Ai fillon me një analizë të konceptit të Niçes të parimeve të Apollonit dhe Dionysian, në muzikë dhe arte vizuale. Trimble pastaj i përdor ato si një metaforë për mënyrat në të cilat proceset psikologjike janë të rrënjosura në parimet neuroanatomike dhe evolucionare: pjesët “Apollonian” të trurit që përbëjnë ndërgjegjshmërinë e të menduarit, vetëdijsimin, dhe “Dionysian” në pjesën evolucionare të vjetër – Pjesa nënndërgjegjeshme që kontrollon emocionet tona.
Truri ynë nxit “një përzierje të veçantë të eksitimit dhe qetësisë” si përgjigje të tragjedisë, thotë Trimble shkruan femra, ndër rajonet e trurit të cilëve me aktivizimin e tyre mund të shkaktojnë (nxisin) lotët e gëzimit tragjik, janë edhe pjesa e mesme dhe e përparme e trurit – çelësi për përvojën e empatisë. Trimble thotë se të qarët është e lidhur me frikën dhe emocionet e forta, që çojnë në ndjenjat e empatisë dhe intimitetit.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...