Specialistët kanë konstatuar që fjalët apo shprehjet e duhura, nuk janë të parat që vijnë në mend, kur duhet qetësuar një fëmijë tekanjoz apo që grindet. Ata kanë grupuar një seri shprehjesh që duhet pasur kujdes ti evitojë dhe të mos i përdorim edhe pse janë të parat që vijnë në mënd. Shprehjet e më poshtme janë disa, të cilat duhen shmangur.
1. Mjaft i hodhe gjërat përtokë.
2. Fëmijët e rritur nuk sillen kështu
3. Mos guxo të gjuash
4. Po sillesh shumë keq
5. Tani do të dënoj
6. Shko laj shpejt dhëmbët.
7. Ha ose do të shkosh të flesh pa ngrënë.
8. Mjaft, fëmijë qaraman
9. Pusho, nuk të dëgjoj
10. Sa herë duhet ta përsëris
11. Po më turpëron në sy të të tjerëve.
12. Ik që këtu.
13. Do të të çoj në banjë.
14. Mjaft bërtite
15. Të kisha thënë por nuk dëgjon
16. Po humbas durimin
Këto shprehje janë organizuar në fjali urdhërore. Fjalia urdhërore krijon te njeriu gjendje alarmi dhe jo qetësie si në rastin e fjalisë dëftore. Gjithashtu tregon që i rrituri ka humbur durimin, përton të qetësojë veten dhe të ndihmojë fëmijën të superojë këtë situatë. I rrituri “i bie shkurt”, urdhëron dhe kërcënon nga Lira Gjika
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira