Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e ka quajtur Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si projekt të lindjes së Shqipërisë.
Ai në përvjetorin e Lidhjes Shqiptare tha se ky projekt mbetet frymëzim i politikës shqiptare dhe cdo politikë që nuk dialogun me Lidhjen i përket një projekti tjetër, jo shqiptar.
“Prej këtij themeli, projekti ynë është shënuar nga nevoja për t’u vetëmbrojtur, e për t’u paraqitur në mënyrë dinjitoze përballë vendimeve ndërkombëtare që nuk i marrin parasysh pozitat tona ekzistenciale dhe politike”, thuhet në dekalratën e Ymerit me rastin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit.
Sipas Ymerit kjo paraqitje dinjitoze e jona ndërkombëtarisht ka qenë e nevojshme dikur, është e nevojshme sot, dhe do të jetë e nevojshme gjithnjë.
“Dinjiteti ynë nuk do të thotë armiqësim. Do të thotë mospranim i të qenit thjesht “shprehje gjeografike”, dhe afirmim i vetes sonë kombëtare si kolektiv politik, sigurisht, jo ekskluziv, jo organik e romantik, por tërësisht modern e demokratik. M betemi të përkushtuar ndaj asaj që themeloi Lidhja, e i kujtojmë me respekt e mirënjohje gjithë veprimtarët që në dekada kanë dhënë aq shumë për këtë projekt, prej Abdyl Frashërit e deri tek miliona shqiptarët që sot pavarësisht bindjeve politike e përkatësive kulturore e regjionale, i mbeten besnikë projektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, thuhet në deklaratën e Ymerit./
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...
Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenoci...
‘Arritje e madhe për kujtesën e Kosovës’, ASHAK arrin 8.5 mi...