Presidenti amerikan, Donald Trump ka ngatërruar shefin e Këshillit të Evropës Donald Tusk me kryetarin e Komisionit Evropian Jean-Claud Juncker, shkruan gazeta “Financial times” duke iu referuar vetë Junckerit.|
“Trump nuk kupton asgjë në tërësi për çështjet evropiane. Ka biseduar në telefon me Tusk dhe ka menduar se jam unë”, ka thënë Juncker në intervistën për mediumin britanik.
Sipas tij, kjo është hera e parë që një president amerikan nuk është i interesuar në tërësi për Evropën. Gazeta shkruan se shefi i Komisionit Evropian muajin e ardhshëm do të vizitojë Uashingtonin, edhe pse është ende e paqartë nëse do të takohet me Trump.
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...