​Prishtinë: Mbyllet rruga “Pavarësia” shkaku i reshjeve

19:37 | 6 Janar 2016
M. A.

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pasi e ka inspektuar rrugën “Pavarësia” (në mes të Pallatit të Drejtësisë dhe Hajvalisë), e cila ishte dëmtuar sot nga reshjet e shiut, për shkak të rrezikut që mund t’iu kanoset ngasësve të makinave ka vendosur që ta mbyllë këtë rrugë përkohësisht deri në riparimin e saj.

Prishtinë – Mbyllet rruga “Pavarësia” shkaku i reshjeve

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pasi e ka inspektuar rrugën “Pavarësia” (në mes të Pallatit të Drejtësisë dhe Hajvalisë), e cila ishte dëmtuar sot nga reshjet e shiut, për shkak të rrezikut që mund t’iu kanoset ngasësve të makinave ka vendosur që ta mbyllë këtë rrugë përkohësisht deri në riparimin e saj.

Në komunikatën e komunës thuhet se kjo rrugë është ndërtuar në vitin 2013, pa sistem adekuat të kanalizimit të ujërave atmosferikë e me drenazh të dobët. Së këndejmi, nga reshjet e shiut që kanë filluar mbrëmë e po vazhdojnë edhe sot, një pjesë e rrugës është shembur.

Ngasësit e makinave luten që të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim në atë zone.

dsc-8099_8205

Shpërndaje në rrjete sociale