Sektori i Hetimeve nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore – Prishtinë, pas hetimeve intensive të zhvilluara më 27 gusht 2019, ka realizuar dy plane operative lidhur me veprat penale mundësim ose detyrim në prostitucion, ofrimi i lokaleve për prostitucion, si dhe bashkëkryerje.
Gjatë realizimit të këtyre planeve operative në dy lokacione të ndryshme janë identifikuar dhe janë arrestuar P. B. (1993) mashkull, L. L. ( 1998), femër me shtetësi shqiptare, P. S. (1992), mashkull, A. I. (1999) femër, V. K.(1999) femër, M. R. (1992) femër, X. A. (1972) femër dhe A. C. (1993) femër.
Lidhur me rastin si prova materiale janë sekuestruar shtatë telefona mobilë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...