Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, parasheh se vendi ynë gjatë këtyre ditëve do të ndikohet nga masat me presion të lartë atmosferik.
Sipas IHMK-së në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të lehta, të cilat do t’i takojnë shtresës së lartë të troposferës.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të mbetët normale, me tendencë të rritjes së vlerave për 2-3 milibar. Lagështia relative e ajrit në mëngjes do të jetë nga 88-94%, ndërsa gjatë ditës do të zbresë nga 52-43%. Dukshmëria horizontale në mëngjes do të jetë nën 1km, në disa vende do të ketë mjegull të dendur, kurse gjatë orëve të mesditës, dukshmëria do të rritet mbi 10km”, thuhet në raportin e IHMK-së.
Po ashtu, IHMK, parasheh se të hënën do të fryjë erë nga veriu kurse nga dita e martë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-4m/s.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan