Misioni i OSBE-së në Kosovë ka lansuar raportin “Vlerësim i kthimit vullnetar në Kosovë” dhe filmin dokumentar mbi kthimin me titull “Të jesh në vendin tënd”.
Sipas këtij raporti që prej dhjetorit të vitit 2018 vetëm 28 mijë e 111 persona të zhvendosur janë kthyer në Kosovë prej 220 mijë personave sa janë zhvendosur nga Kosova gjatë periudhës së vitit 1998-99 për shkak të konfliktit dhe trazirave fe vitit 2014.
Në bazë të raportit ka një trend në rënie me kalimin e kohës për kthim të të zhvendosurve.Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu tha se raporti përfshinë një sërë rekomandimesh për nivelin qendror dhe komunat që janë pikat e para të kontaktimit të atyre që vendosin në kthehen në Kosovë.
Ai si sukses e konsideroi miratimin e rregullores për kthim të personave të zhvendosur dhe zgjidhje të qëndrueshme e cila u miratua në vitin 2018.
Sipas tij çështja pronësore vlerësohet të jetë pengesa kryesore për kthimin e të zhvendosurve në Kosovë.Incidente e shënuara karshi personave të kthyer sipas Braathu është parë si pengesë.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...