​Moti me vranësira dhe reshje shiu

07:06 | 4 Nëntor 2019
M. A.

Fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme, duke ndikuar në ndryshimin e kushteve meteorologjike.

Dita e sotme vijon të mbetet e paqëndrueshme, me vranësira të dendura dhe reshje shiu të karakterit lokal.

Nesër sërish temperatura të larta, por që nuk do të zgjasin shumë, pasi që të mërkurën vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura, të cilat me vete bartin sasi të konsiderueshme të shiut.

Reshje të herë pas hershme priten të vazhdojnë deri të premten, ku më tej intensiteti i tyre do të bie përjashtuar zona të kufizuara, ku mund të ketë vetëm riga të dobëta.

Shpërndaje në rrjete sociale