Përfaqësuesja e lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë e Bashkimit Evropian, njëherësh zëvendëskryetare e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ka qenë sot në Bruksel nikoqire e një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE’ja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Përfaqësuesja e lartë dhe presidentët e dy vendeve kanë zhvilluar një diskutim intensiv dhe produktiv, në frymën e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve, ka bërë të ditur BE’ja, nëpërmjet një komunikate.
Të dy palët janë pajtuar për intensifikimin e punëve gjatë javëve të ardhshme, përfundon njoftimi nga BE’ja.
Pas takimit, janë deklaruar veçmas edhe Thaçi e Vuçiq.
Thaçi ka thënë se takimi me Vuçiqin ishte shumë i vështirë. Ndërkaq, Vuçiq ka thënë se s’është optimist për marrëveshje me Kosovën.
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person
Elijona fton banorët për të festuar ditëlindjen e saj së bas...
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Vodhi një televizor më 2024, arrestohet i dyshuari në Kaçani...