Qytetarët që do të udhëtojnë drejt Kanadasë nga data 7 janar duhet të përfillin disa masa të reja të ndërmarra nga shteti kanadez për të luftuar përhapjen e COVID-19.
Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Kanada, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se secili udhëtarë mbi moshën 5 vjeçare duhet të kenë rezultatin negativ të testit COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë.
Po ashtu sipas masave të reja qytetarët që udhëtojnë drejt Kanadasë duhet të vetizolohen për 14 ditë.
“Lusim të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që do të udhëtojnë nga data 7 janar 2021 (e enjte) drejt Kanadasë, që të përfillin masat më të reja të ndërmarra nga shteti kanadez për të luftuar përhapjen e virusit COVID 19. Qeveria kanadeze përmes një njoftimi, informon të gjithë udhëtarët të cilët dëshirojnë të fluturojnë drejt Kanadasë se duke filluar nga data 7 janar 2021: – secili udhëtarë mbi moshën 5 vjeçare duhet të posedojë rezultatin negativ të testit anti COVID 19, jo më të vjetër se 72 orë; – secili udhëtarë, pas arritjes në Kanada duhet të vetizolohet për 14 ditë; – për planin e karantinimit (vetizolimit)”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në njoftim thuhet se udhëtaret duhet të përdorin një aplikacion ku duhet t’i japin kontaktet e tyre dhe planin për karantinim.
“Udhëtarët duhet që ta përdorin aplikacionin ose webfaqen ArriveCAN (shih vegzën më poshtë), ku duhet t’i japin kontaktet e tyre si dhe planin 14 ditor të karantinimit para hyrjes në Kanada”, thuhet në njoftimin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Kanada. /Arbresh.info/
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...