Simiq pas përgjigjeve të marra nga ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në lidhje me numrin e policëve të pranuar të komunitetet serb, ka lënë komisionin, nën kryesimin e nënkryetarit, Xhelal Sveçla. Për çka u kritikua nga anëtarja e komisionit, Emilija Redzepi.
Sipas nënkryetarit të këtij komisioni, e po ashtu edhe deputetit të VV’së, kjo sjellje e Listës Serbe është e papranueshme, duke përmendur kështu edhe bojkotimet e kësaj partie në seancat e Kuvendit të Kosovës.
Në komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka treguar se në konkursin e Policisë Kosovës, kishin aplikuar mbi 17 mijë persona, ku nga këta kishte edhe pjesëtarë të komuniteteve.
Këto shifra sipas Igor Simiqit janë paushall, e jo zyrtare. I njëjti ka folur edhe për sulmet e drejtuara në institucionet fetare, siç ka përmendur ai.
Por me këtë deklaratë nuk u pajtua drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Të pakënaqur me këtë konkurs të Policisë së Kosovës, janë shprehur edhe deputetët e komuniteteve tjera.
Sipas Veton Berishës nga Partia Liberale Egjiptiane, komuniteti egjiptian dhe ashkali është përjashtuar nga konkursi, ani pse të njëjtit kanë aplikuar.
Këtë konkurs e ka kritikuar edhe Demush Ademi nga Nisma SocialDemokrate.
E ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa Mustafa tha se ka raport të mirë me deputetët e komuniteteve në Kosovë, duke thënë se ka autorizuar zyrën ligjore, ku në rastet e aplikimeve të lejohet diskriminimi pozitiv për komunitetet, të cilët nuk dijnë gjuhët zyrtare në Kosovë, shqipe dhe atë serbe.