Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët me rastin e ndërrimit të motmotit, me dëshirat që 2020 të jetë një vit i mbarë për Kosovën.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se 2019 ishte një vit jo i lehtë dhe me shumë sfida.“Në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim, të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, bashkëkombësve tanë kudo që jetojnë e veprojnë, ua uroj ndërrimin e moteve. Viti që po ikën ishte vit jo i lehtë dhe shumë sfidues.
Uroj që Viti i Ri të sjellë në çdo familje shqiptare më shumë mirëqenie, shëndet dhe lumturi. Në mënyrë të veçantë uroj të gjithë ata që sonte do të jenë në vendet e tyre të punës! Gëzuar 2020! Qoftë vit i mbarë për Kosovën dhe shqiptarët”, shkruan Limaj.
Kryeparlamentari Konjufca uron qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...