Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë Qemal Minxhozi, me të cilin ka biseduar për projektet që lehtësojnë lëvizshmërinë e komuniteteve lokale që jetojnë në pjesën ndërkufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Ministri Aliu shprehu bindjen e tij se bashkëpunimi mes dy vendeve sa i përket çështjeve që lidhen me mjedisin dhe infrastrukturën vetëm sa do të shtohen në të ardhmen.
“Projektet që lehtësojnë lëvizshmërinë, jetën e qytetarëve, dhe njëherazi ndihmojnë në menaxhim më të mirë të mjedisit, dhe zhvillimin e qëndrueshëm do ta kenë vëmendjen tonë të plotë”, tha ministri Aliu, njofton Zyra e informacionit pranë Ministrisë së Mjedisit./arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën